Shumë lëndë të dyshimta për të cilat është i njoftuar opinion duan zgjidhje të shpejtë dhe këtë do të mund të bëjë vetëm një Kryeprokuror që pas vete ka një zëvendës të jashtëm vlerëson eksperti juridik Bashkim Selmani.

“Mendoj se paralel me zgjedhjen e Kryeprokurorit të RM-së detyrimisht duhet të jetë edhe një zëvendës i jashtëm për arsye se në shumicën e rasteve të gjitha veprat penale që kanë karakter ndërkombëtarë, ku realisht dyshohet se ka shumë para të nxjerra jasht buxhetit të RM-së. Do të ishte e mirëseardhur që zëvendësi të jetë i jashtëm, në të kundërtën shumë vepra penale me karakter elemente të huaja do të jenë të pazbardhura gjë që mund të ndikojë negativisht edhe për rastet e krijuara në shtet me elemene të huaja”, tha Bashkim Sulejmani, ekspert jurdik.

Zgjedhja e rasteve të ndjeshme në opinion duhet të jetë test i parë për kryeprokurorin e ri.Sipas Selmanit ,janë edhe gjykatat ato ku duhet të bëhen ndryshime rrënjësore që qytetarët të mund të besojnë këtë sisitem juridik.

“Do të jetë rasti i Sopotit dhe shumë raste të tjera që presin përfundimisht të zgjidhen proceset që në të ardhmen qytetarët ti besojnë shtetit dhe së drejtës. Poashtu pjesa tjetër paralelisht me përzgjedhjen e Kryeprokurorit, në rastëse në sisitemin gjyqësor dhe gjykatat nuk kemi ndryshyme rënjësore për të dëshmuar të vërtetën dhe arsyet e gjykimeve. Një prokurorë mund të jetë edhe i suksesëshëm për zgjedhjen e këtyre lëndëve por janë gjykatat ato që duhet të japin fjalën përfundimtare dhe të dëshmojnë fajsinë ose pafajsinë”, shtoi Sulejmani.

Edhe kryeprokuroria edhe gjykatat deri më tash nuk janë treguar komunikuese për zbardhjen e krimeve shprehet Selmani duke shtuar se është akoma i njejti sistem ku ka nevojë për ndërhyrje që të marrin njëherë e përgjithmonë epilog pozitiv të gjitha lëndët që kanë të bëjnë me krimin e organizuar,poashtu dhe pjesa më rrënjësore ku njerëz të pafajshëm aktualisht qëndrojnë nëpër burgje e Maqedonisë. Ndryshe, Marko Zvrlevskin Kuvendi e shkarkoi më datë 17 të këtij muaji. Mandati i Kryeprokurorit është gjashtë vite me të drejtë për ri emërim.