Gara për të parin e komunës së Gostivarit do të jetë mjaft e ashpër, pasi frika e Nevzat Bejtës që mund ta humbë komunën që e drejton falë një keqmenaxhimi që I bën vetes publicitet, ndërsa shërbimet ndaj qytetarëve i sheh si interes për ta gllabëruar votën për ta fituar komunën për interesat e ngushta, tijat dhe klanit të tij partiak. Ai nuk heziton të angazhon mercenar dhe mediat ku ai shtrin ndikimin e vet për ta ngritur në qiell, pasi ai është i dashuruar mjaftueshëm me veten. Atij  i pëlqen vetja dhe flet në media me superlative për veten, por qytetarët e dinë se ai është njeri i skandaleve të shumta, inatçor i llojit të vet që nuk e meriton të jetë prijës i një familje e jo i një qyteti siç është Gostivari.

 

Ish profesor që sot nxënësit e tij e mbajnë mend si shërbetor të rregjimit komunist, ndërsa ai gjatë viteve të 90 kur pushteti i atëhershëm kishte nisur një fushatë të egër për asimilimin e shqiptarëve, duke ua mbyllur edhe shkollat shqipe në emër të bashkim vllazërimit. Atëbotë Nevzati patriot i sotshëm servil pushteti i dikurshëm, në mbamendjen e shqiptarëve njihet si bashkëpuntori më pakurrizor i të gjitha kohrave, ku u thoshte shqiptarëve se, ata që nuk duan të mësojnë shqip “neka odat vo Allbanija”…

Aksidentalisht ky bashkëpunëtor i atëhershëm sot u ngjit majave të pushtetit, duke uzurpuar të gjithë hapësirën politike të Gostivarit. Por, me 15 tetor do ta ndëshkojë vota e popullit dhe do ta zhveshe nga politika e tij inatçore dhe hakmarrëse ndaj kujtdo që është kundër atij.

Jemi dëshmitar edhe në të  ashtuquajturat bombat e Zoran Zaevit, ku falë dhunimit të votës së romve ia mori fitoren padrejtësisht një figure emblematike shqiptare, një profesionisti që nuk ja gjen shokun në këto hapësira prof. Rufi Osmanit. Ai më tepër njihet si hakmarrës, por dhe për skandalet e tija në media. Vlen të kujtojmë skandalet, 24 karat, tri lloje votimesh, shtylla e mjekësisë, demokracinë e brendshme ku ka uzurpuar të gjitha dhe me bindjet e veta partiake është imponuar duke përfituar politikisht! Qytetarët e Gostivarit duhet t’i thonë JO Nevzat Bejtës dhe se duhet ndryshim dhe freskim të figurave udhëheqëse të këtij qyteti.

©fol.mk