Aleanca për Shqiptarët do të garojë me kandidatë të saj për kryetar të Qytetit të Shkupit dhe për kryetar të komunës së Kumanovës. Ky vendim doli nga mbledhja e rregullt e Kuvendit qendror të ASH, ku u aprovua lista e kandidatëve për kryetarë komunash dhe listat e këshilltarëve komunal.

Por ajo që ishte e papritur vendimi për Shkupin dhe Kumanovën, me ç’rast kandidat për Qytetin e Shkupit është zgjedhur Naim Bajrami nga Shkupi, ndërsa kandidat për kryetar të komunës së Kumanovës, inxhinieri Bashkim Osmani.

Ndërkohë , janë miratuar kandidaturat e deritanishme të shpallura për kryetarë të komunave. Me këto përzgjedhje, Elmi Aziri, shef i shtabit zgjedhor theksoi se me këto kandidatura për Shkupin dhe Kumanovën, Aleanca i përgjigjet koalicionit LSDM- BDI. (INA)