Sonte në konventën promovuese të PDSH –së në Tetovë i ftuar ishte edhe themeluesi dhe financuesi kryesor i Lëvizjes Besa Adnan Ismaili të cilin kryetari i Pdsh Menduh Thaçi e përshëndeti dhe tha fjalë të mira për të.

Ky fakt është shumë i rëndësishëm dhe është tregues i saktë se pse nuk ndodhi asnjëherë bashkpunimi opozitar mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjs Besa.

Edhe në këto zgjedhje u fol shumë se do të ketë një bashkëpunim opozitar por për arsye të dyshimta nuk ndodhi ky bashkpunim dhe se kjo ndodhi për të dytën herë dhe se fotografia e sontme është tregues i fuqishëm se përse minohet procesi i bashkpunimit opozitar dhe se kush në të vërtet qëndron nën hijen e prishjes së planit për bashkim ose bashkëpuni opozitar.

Ripërsërisim edhe një herë se në zgjedhjet e fundit parlamentare Pdsh e Menduh Thaçit publikoi një dokument për marrveshje të fshehur mes Pdsh dhe Lëvizjes Besa për ta luftuar Aleancën për Shqiptarët dhe liderin e saj Ziadin Sela e jo BDI-në dhe VMRO-DPMNE./fol.mk/

©FOL