Në bulevardin e Lirisë në qendër të qytetit të Kërçovës në mbrëmje rreth orës 18:40 minuta dy persona të armatosur kanë gjuajtur me armë zjarri ndaj dy personave tjerë, transmeton Zhurnal.mk

Ngjarja ka ndodhur vetëm 100 metra larg stacionit të policisë në afërsi të gjykatës themelore në qendër të qytetit. Një nga të plagosurit tashmë gjendet në spital e ku atje është dërguar me një taksi që ka ndodhur në vendngjarje.

Nga MPB informuan se A.A., i lindur në vitin 1959 rreth orës 18:45 në bulevardin “Liria” i ka hasur dhe ka shtënë ndaj D.A. (1959), A.A. (1977) dhe SH.D. (1963), që të tre nga Kërçova.

D.A. ka lëndime në këmbën e djathtë, A.A. është qëlluar në ijë, ndërsa SH.D. në pjesën e nëngjurit të djathtë. S.A. dhe A.A. për shkak të plagëve serioze me automjet të ndihmës së shpejtë janë dërguar në klinikat e Shkupit, ndërsa SH.D. është dërguar në spitlain e Kërçovës.

Policia menjëherë pas incidentit e ka arrestuar sulmuesin A.A.. Sipas njohurive të para, motive për sulmin janë keqkuptimet e ndërsjellta të papastruara për të cilat është zhvilluar edhe procedurë gjqyësore.