Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë një asistues i mirë për bashkëlojtarët e tij në të gjitha skuadrat ku ka luajtur.

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka asistuar të goli i mesfushorit spanjoll, Isco, në ndeshjen që po zhvillohet ndaj Espanyolit në kuadër të La Ligas.

Ky ishte asistimi i 200 i Ronaldos në karrierë, me të gjitha skuadrat që ka luajtur dhe kombëtaren portugeze.

Prej këtyre asistimeve, 112 janë me Realin, 57 me Manchester Unitedin, 27 me Portugalinë dhe 7 me Sportingun.