Danimarka do të bashkohet me vendet e tjera evropiane në ndalimin e mbulimit të fytyrës dhe veshjes së burkës dhe nikabit.Ligji nuk vlen për fenë, as nuk ndalon veshjen e shamive, turbanave dhe kapelave tradicionale çifute, tha Jakob Elleman-Jensen i Partisë Liberale pas një takimi në parlament.

Shumica e ligjvënësve danezë, duke përfshirë edhe socialdemokratët e opozitës, thanë se do të votonin “për” ligjin, i njohur si “Ligji për ndalimin e burkës”.

Projektligji zbatohet për gratë ultra-konservatore muslimane në Danimarkë./fol.mk