Turqia dhe Serbia janë dy shtete kryesore në Ballkan dhe bashkëpunimi i tyre është me rëndësi thelbësore për ruajtjen e stabilitetit, mirëqenies dhe prosperitetit në Ballkan dhe në gjithë Evropën.

Kështu ka thënë Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan.

“Turqia dhe Serbia janë dy shtete kryesore në Ballkan, sikurse është Turqia në mjedisin e saj gjeografik, çelësi për qetësi dhe stabilitet, ashtu si është Serbia në Ballkan, që ka një strukturë multietnike, multikulturore dhe dinamike, në pozitë t`i hap rrugë rajonit” ka thënë Erdogan me rastin e vizitës në Beograd.

Kreu i shtetit turk ka arritur mbrëmë në Serbi ku është pritur nga homologu i tij, Aleksandar Vuçiq, transmeton Klan Kosova. /Fol/