Sonte në emisionin debativ të kandidatëve për kryetar komune të Tetovës, organizuar nga Alsat-m, kishte debat mjaftë interesant.
Ishte interesante kur Bilall Kasami i BESËS, lavdëroi kandidatin dhe oponentin e tij nga Aleanca për shqiptarët, Adnan Neziri duke shprehur mirënjohje për kualitetet e tij si profesionist.
Gjatë fjalës së tij Kasami u shpreh: “Adnan Neziri është kuadër i mirë, do të kisha votuar për atë”, në këtë mënyrë Kasami pranoi që Neziri është kandidat më i mirë në garën për kryetar komune.
Ndiqni sonte në Alsat-m debatin mes Adnan Neziri nga Aleanca për shqiptarët, Teuta Arifi nga BDI dhe Bilall Kasami nga BESA./fol.mk/