Sipas studimeve të fundit rezulton se meshkujt nuk kanë një kujtesë të mirë në lidhje me femrat. Në studim ishin të përfshirë 100 femra dhe meshkuj nga mosha 15 deri në 40 vjeç, ka rezultuar se femrat janë më të kujdesshme për gjërat të cilat duhet t’i bëjnë në të ardhmen.

Femrat ishin më të zonja të kujtonin ato që kishin planifikuar të bënin, ndërsa meshkujt duket sikur nuk kishin qenë fare aty kur ju ishte dhënë porosia, pasi ata harronin të bënin atë që iu ishte thënë.

Studiuesit britanikë dhe italianë nuk japin shumë arsye në lidhje me këtë fenomen por ato theksojnë se, truri i meshkujve nga mosha 20 deri 40 vjeç nuk arrin të memorizojë shumë gjëra, ndërsa ky fenomen nuk ndodh te femrat.Transmeton Albeu.

Por, meshkujt e kanë zgjidhjen, prandaj nuk shqetësohen shumë për këto të dhëna. Ata përdorin celularin ose bllokun me shënime për t’i kujtuar vetes se çfarë duhet të bëjnë.