Lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont, ka hedhur poshtë mundësinë për të zgjedhje të parakohshme si rrugë për zgjidhjen e krizës pas përpjekjeve të qeverisë së tij rajonale për të futuar pavarësinë nga Spanja.

Duke folur në Barcelonë, Puigdemont ka thënë se i takon Parlamentit të Katalonjës të vendosë.

Qeveria e Spanjës planifikon t’ia heqë pushtetin Puigdemontit dhe funksionet vendimtare në Parlament.

Artikulli 155 i Kushtetutës së Spanjës ia mundëson Madridit të marrë kontrollin në institucionet, Policinë dhe financat e Katalonjës.
Senati spanjoll do të votojë nesër për aktivizimin e Artikullin 155.