Hackerat shqiptarë, të njohur si “Anonymous Albania”, ditët e fundit i kanë shtuar masivisht sulmet, ndaj ëeb-faqeve greke dhe serbe, qofshin portale qeveritare ashtu edhe mediatike dhe tashmë kanë shtuar në listën e tyre edhe shtetin maqedonas.

“Anonymous Albania” kanë sulmuar edhe faqet e Gjykatës Supreme dhe Gjykatës së Lartë të shtetit maqedonas, si një mënyrë proteste ndaj arrestimeve të grupit të Kumanovës.

Ata planifikojnë sulme masive kibernetike, në dy datat historike të Shqipërisë, 28-29 nëntor, ndaj këtyre shteteve.