Real Madrid është duke e përgatitur një lëvizje befasuese për mesfushorin e Manchester United në janar.
Bëhet fjalë për spanjollin Juan Mata, sipas Daily Express.
Në ndeshjet e fundit, Jose Mourinho nuk e ka aktivizuar Matan, kontrata e të cilin në United skadon në fund të këtij sezoni.
“Djajtë e Kuq” mund të pajtohet për ta shitur 29-vjeçarin në janar, në mënyrë që mos ta humbasin me parametra zero verën e ardhshme.
Mata është rritur në sistemin e të rinjve të Madridit, dhe mund të joshet nga një rikthim në rrënjët e tij në “Beranabeu”