Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan Hojt Ji, gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Shkup, sot do të takojë kreun e ri të Parlamentit të Maqedonisë.

Sipas agjendës së tij, në këto momente krize në Maqedoni, Ji do të takohet edhe me presidentin Gjorgje Ivanov dhe me liderët e VMRO-DPMNE dhe LSDM, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë, Hojt Ji i ka bërë thirrje Ivanovit që t’i japë mandatin për formimin e qeversië së re Zaevit, gjë e cila u kundërshtua ashpër nga presidenti.

Ndërkohë, partitë politike thonë se janë optimistë se ndikimi amerikan do t’i hapë rrugën e zgjidhjes së krizës së rënduar.