Shkruan Qenan Aliu

Pra sipas dispoztave të Kushtetutës së Republikës së KOSOVËS, kërkesa për MOCIONIN e votëbesimit të qeverisë nga Kuvendi shqyrtohet më së voni pesë ditë nga dita e pranimit dhe jo më parë se dy ditë nga dita e pranimit. Nesër është dita e fundit për shqyrtimin/VOTIMIN e mocionit në Kuvendin e Kosovës. Kryesia e Kuvendit me shumicë të votave nga gjitsejt 6, 4 me 2 ka vendosur që nesër sipas protokollit të Institutit kombëtar për shëndetësi për regjimin në sallën e kuvendit, të mbahet seanca plenare . Nga dy votat kundër mbajtjes së seancës në rrethanat aktuale të krizës nga pandemia njëra është vetë kryepralamentarja Vjosa Osmani.

Kryeparlamentaren Osmani kushtetuta e obligon ta procedojë kërkesën e mocionit. Deputetët janë ata që do të vndosin se si do të votojnë -për rëzimin e qeverisë Kurti apo jo.

Duhet theksuar se vendet e QUINTIT në Kosovë e kanë mbështetur sot qeverinë KURTI për punën që po bënë në përgjithësi e në veçanti edhe për menaxhimin me pandeminë. Kurti dje ka patur telefonatë edhe me kancelaren Merkel e cila ka mbështetut qeverinë Kurti për vendimin me faza për heqjen e tarifës 100% madje duke i premtuar ndihmë në forma të ndryshme nga Gjermania lidhur me pandeminë.

Senaca fillon neser në ora 11:oo ( e mërkurë). Të shohim se si do të votojnë deputetët në kuvendin e Kosovës për pos 44 nënshkruesëve të kërkesës për Mocion.

Quinit-i sot ka kërkuar nga LDK-ja që të rishyrtojë edhe një herë kërkesën e mocionit. Duhet parë se a ka të ngjarë që nesër para apo gjat shqyrtimit e para votimit në kuvend, LDK-ja të tëheq mocionin për votbesim të qeverisë Kurti ku edhe vetë bën pjesë !?

Pavarësisht epilogut të votimit, rezultati do të shpërfaq fuqizime e dëmtimte, imazhe e stigmatizime të dimenzioneve të ndryshme për subjektet përkatëse politike në Kosovë .