Tryeza e liderëve që ka të bëjë me pregaditjen e referendumit lidhur me marrëveshjen e nënshkruar mes Maqedonise dhe Greqisë për zgjedhjen e emrit, ka përfshirë edhe dy liderët shqiptar Ali Ahmetin dhe Bilall Kasamin.

Nga analiza të shumta dhe analist, është vlerësuar se mos përfshirja e liderit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Selës në këtë tryezë të liderëve për ta përfaqësuar opozitën shqiptare nga ana e Kryministrit Zaev është e bërë për dy arësye: e para, Kryeministri Zaev ka patur presion të madh nga BDI dhe lideri Ali Ahmeti që Zaev mos ta ftojë Ziadin Selēs, duke dashur që tja cënojë epitetin opozitar, si konkurent serioz i BDI dhe Ali Ahmetit, dhe Arsyea e dytë dhe ajo po thuajse më kryesorja është qëndrimi i njohur i ASH për përfshirjen e identitetit shqiptar dhe Gjuhës shqipe, në ndryshimet kushtetuese si nje argument politik, që shqiptarët në mënyre plotësuese ta përkrahin referendumin që pritet të mbahet në tetor të këtij viti.

Për dallim nga ASH, asnjë subjekt tjetër politik shqiptar nuk e hap këtë cështje madje ka treguar pajtueshmëri të plotë për ta përkrahur referendumin pa asnjë kusht kur dihet se përfshirja e identitetit shqiptar dhe gjuhës shqipe nenkupton edhe barazinë politike mes shqiptarëve dhe maqedonasve, ku me marrëveshjen e fundit është mbajt llogari vetëm për ruajtjen e identitetit maqedonas, ndërsa etnitetin shqiptarē e kanë shndëruar në komb politik, si qytetar të Maqedonisë së Veriut së bashku me turqit, romët, sërbet, boshnjakët etj.

Shtrohet pyetja, se sa Ali Ahmeti dhe Bilall Kasami do të kenë kapacitet politik dhe kombëtar, për ta prekur këtë temë që është mjaft diskutabile, ku shqiptaret kanë vlerësuar se edhe kësaj rradhe Ju është bërë hile ndaj tyre, ndërsa shqiptarët do jene faktori kyc dhe vendimtar për suksesin e referendumit.