Nesër në Gjykatën penale të Shkupit është caktuar seancë e re gjyqësore për rastin ‘Sopot’, pasi që paraprakisht seanca u anulua për shkak të udhëtimit zyrtar të gjykatësit të gjyqit, përcjell Fol.

Prokurorja e PSP-së, Fatime Fetai, herën e kaluar para medias tha se, është herët që të flitet për çfarëdo vendimi të mëtejshëm, ndërsa avokati Vullnet Paçuku ka kërkuar gjykim për shfajësim të të akuzuarve.

Rasti ‘Sopot’ është që nga viti 2003, kur dy policë ushtarak dhe një civil-shtetas i Maqedonisë vdiqën, si pasojë e asaj që automjeti i NATO-s ka shkelur mbi mina. /Fol/