Në rrugëtimin tonë si qenie njerëzore, çdo herë gjendemi në udhëkryqe të ndryshme, kur para vetes kemi më shumë rrugë, e më shumë opcione. Secili rrugëtim ka qëllim, dhe qellimi arrihet vetëm kur e ndjekim ate.
Si fletë e bardhë që jemi në fillim, synojmë që librin tonë ta plotësojmë me bukurshkrim dhe vepra të mira. Në këtë rrugëtim fillimisht grumbullojmë njohuri dhe dije që më pas me guxim të ndërmarrim edhe hapat e parë drejt një mirëqenie individuale dhe kolektive.
Qëndrimi në udhëkryqet e jetës vetvetiu nuk garanton suksesin dhe arritjen e qëllimit.
Ishte pikërisht kjo që më shtyri që në këtë cikël zgjedhorë, edhe unë të bëj një hap para, një hap drejt qëllimit, që unë dhe shoqëria të cilës i takoj të kemi një perspektivë më të mirë për jetë, një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë dhe gjeneratat që do të vijnë.
Sot, disa ditë pas fillimit të asaj që quhet fushatë parazgjedhore, pas takimeve të shumta me bashkëfshatarët, hallexhinjët e qytetarët, pasi që dëgjova kërkesat e tyre, pritjet dhe dëshirat të cilat asnjëherë nuk ishin megalomane dhe tekanjoze, por vetëm kërkesa reale, për një jetë më të mirë e më të sigurtë, për një mirëqenie elementare, jam edhe më shumë i bindur se unë dhe shokët e mi jemi në rrugë të drejtë, në rrugën e duhur, në rrugën e ndryshimit i cili ngadal po sigurt po vjen në mesin tonë.
Kjo rrugë dhe ky ndryshim po vjen sepse të gjithë ne së bashku me Aleancën për Shqiptarë në vete kemi kreativitetin, iniciativën, ballafaqimin me vështirësitë dhe padyshim DIJEN DHE GUXIMIN që idetë dhe kërkesat ti zbatojmë në praktikë, ti bëjmë të prekshme për qytetarët, për popullatën në përgjithësi.
Ne për fshatin Çerkez ofrojmë:
-Renovim të objektit të SH.F. “Jeronim de Rada”;
-Ndërtim të Sallës Sportive për SH.F. “Jjeronim de Rada”;
-Ndërtim të Fushës së Futbollit;
-Asfaltim të rrugëve dhe rrugicave në fshat;
-Rregullim të trotuareve për këmbësorë;
-Rrjet të ri të kanalizimit në vendbanimet e reja në fshat;
-Ndriçim publik në gjithë fshatin;
-Ndërtim të nënkalimit te hekurudha dhe lidhja e fshatit nga dy anët;
-Subvencionim të bujqive dhe shfrytëzim të hapsirave bujqësore shtetërore.
Nga Ju kërkojmë votëbesimin që të gjitha këto ti bëjmë realitet.
Ne kemi DIJE DHE GUXIM, nga Ju presim BESIM.
Gjithnjë në shërbimin tuaj…