GRKOVSKA: PRES QË DHUNA DHE PARAGJYKIMET NDAJ GRAVE TË BËHEN PJESË E TË KALUARËS

Pres që së shpejti, dhuna, shkelja e të drejtave, stigmatizimi dhe paragjykimet ndaj grave të bëhen tema nga e kaluara, kështu ka porositur sot zëvendëskryeministrja për qeverisje të mirë, Slavica Grkovska.

Ajo, sic njofton KlanM, gjatë fjalimit të mbajtur në kuadër të konferencës me temë “Gratë dhe digjitalizimi – tejkalimi i barrierave, hapja e mundësive për avancimin e barazisë gjinore”, tha se, është e domosdoshme që roli i grave të bëhet më energjik dhe vendim-marrës me respektim të plotë të të drejtave të njeriut dhe me shfrytëzimin e potencialit, njohurive dhe përvojave.

“Kur flasim për barazi gjinore, flasim për parime themelore të demokracisë, për të drejtën e zgjedhjes, për liri të përcaktimit dhe përfshirje të grave në të gjitha sektorët dhe proceset shoqërore. Në atë përfshirje nuk duhet të jemi dëshmitarë të proceseve që stagnojnë, por digjitalizimi duhet të jetë proces i cili sjell përparim të të gjitha fushave dhe ajo paraqet proces shoqëror dhe jo politik” – deklaroi Slavica Grkovska, zv/kryeministre.

Ndërkohë, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Adiminstratës, Azir Aliu tha se mbeten të përkushtuar në transformimin digjital, në drejtim të avancimit të barazisë gjinore.

“Jemi të përkushtuar fuqishëm për aplikimin e transformimit digjital si mundësi për të përfshirë numër më të madh të grave në sipërmarrjet, për të krijuar shërbime dhe kushte , që gratë të kenë të njëjtat mundësi si meshkujt; Theks i veçantë do t’i kushtohet lidershipit si faktor kyç në këto transformime, në drejtim të përfaqësimit të plotë dhe të barabartë të grave në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat” – tha Azir Aliu, ministër i shoqërisë informatike dhe administratë.

Ndërkohë, sic njofton KlanM, organizatat joqeveritare për barazi gjinore, paralajmëruan sot marshin tradicional për 8 mars, i cili këtë vit do të ketë sloganin “A do të mbijetojnë gratë këtu?”. Ata kërkojnë që institucionet të qasje më serioze ndaj avancimit të barazisë gjinore dhe jo vetëm në formë deklarative.

“Kërkojmë që të përmirësohen kushtet, të ndryshohen politikat. Vlerësojmë se barazia gjinore merret vetëm në mënyrë deklarative, të cilët në njëfarë mënyre e kemi institucionalisht në agjendë. Megjithatë, shohim se, në praktikë ajo gjendje nuk ndryshohet. Edhe më tej kemi korrupsion, varfëri ndërsa, e dimë se në kushte të tilla gratë janë të parat në shënjestër dhe ata janë ata të cilat janë viktima të dhunës dhe jetojnë edhe më tej me sfida të tilla” – tha Jana Kocevska, platforma për barazi gjinore.

Nga ana tjetër, sic njofton KlanM, Kuvendi ka caktuar për më 8 mars seancën e 107-të, e cila është seanca e parë plenare kushtuar ekskluzivisht avancimit të barazisë gjinore. /KlanMacedonia/