Nëse është e vërtetë që Koreja e Veriut do të realizojë testimin e raketave balistike, atëherë kjo do të ishte një hap më afër për arritjen e objektivit strategjik të vendit.

Kjo po bëhet për qëllim të zhvillimin e armëve bërthamore të cilat mund të godasin edhe armikun kryesor të Koresë, Amerikën, transmeton lajmi.net
Raketa Hwaseong-14 ka arritur në një lartësi prej 2 mijë e 802 kilometra dhe me saktësi ka goditur objektivin, pas nj fluturimi prej 39 minutash.
Testimi është mbikëqyrur nga lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong, raporton Reuters.

Sipas agjencisë, ekspertët vlerësojnë se raketa do të mund të arrinte deri në Alaskë të Amerikës. Kurse regjimi i Koresë, pas testimit ka bërë të ditur se objektivat mund të jenë në gjithë botën.
Ky provokim nga Koreja e Veriut, është dënuar nga Amerika, Koreja e Jugut, Kina dhe Rusia.
Presidenti amerikan, Donald Trump në twitter ka sugjeruar se Japonia, Koreja dhe Kina mund ta humbasin durimin e tyre me Korenë e Veriut.
Ai disa herë është përpjekur që ta bind Kinën për të ndalur rrjedhën e burimeve të Koresë së Veriut.

Rusia dhe Kina i kanë bërë thirrje Koresë që ta ndalojë këtë program bërthamor balistik, duke e quajtur këtë aksion të papranueshëm. Megjithatë në të njejtën kohë, i bën thirrje SHBA-së dhe Koresë së Jugut që të pezullojë stërvitjet ushtrake dhe ngritjen e sistemit mbrojtës nga raketat THAAD.
Pavarësisht këtyre testimeve, analistët thonë se Koreja e Veriut është ende larg nga armët të cilat mund të arrijnë në SHBA.