Kanë mbetur më pak se një orë nga fillimi i derbit të Mançesterit.
Manchester United me fillim nga ora 17:30 në ‘Old Trafford’ pret Manchester Cityn e Pep Guardiolas.Kjo sfidë i vë përballë edhe dy trajnerët më të suksesshëm në futboll viteve të fundit.

E Guardiola, veç se kërkon ta mbajë skuadrën të pamposhtur në Premierligë, do të kërkojë t’i shkakojë humbjen e parë Mourinhos në shtëpi ditën e diel.Portugezi nuk di për humbje në shtëpi kur ka zhvilluar ndeshjen të dielën. Në 105 ndeshje ai ka shënuar 81 fitore dhe 24 barazime.