Qenan Aliu

 Sot mazhoranca nuk mbështeti plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, me të cilën pamundësohet procesuimi i disa lëndëve senzitive, ndërkaq, një ndër to është edhe rasti ”Monstra” Nuk u mbështet as ndryshimi i dispozitës të Ligjit për PSP, për zgjatjen e afatit prej 18 muajve për ngritje të kallëzimeve penale. Mazhoranca parlamentare nuk përfilli shkaqet e arsyeshme për të cilat PSP u bllokua së vepruari disa muaj. Ajo ishte rekonstruimi i hapësirave të reja për PSP, abolocioni i presidentit të vendit dhe opstrukcione të ndryshme nga institucionet e shtetit. Këto janë dy çështje senzitive, por edhe indikicaione me të cilat dëshmohet se VMRO -BDI nuk kanë gadishmëri që e drejta të del në shesh dhe se pa pengesa të ndjekët krimi dhe korupsioni në këtë vend. Edhe pse mbështetja për dëshmitarët mbrojtës u paralajmërua nga BDI, por kjo nuk ndodhi ( tre depuet kanë votuar për ndryshimet ). Këto janë parametra, për të cilat opozita shqiptare do duhej të rishqyrtoj qëndrimin për pjesmarrje në zgjedhjet e parashikuara për me 11 dhjetor. Jam i mendimit se së shpejti një gjë e tillë do të rishqyrtohet edhe nga opozita maqedonase. Mosgadishmëria për bashkëpunim dhe mundësim të sundimit të së drejtës nga partitë në pushtet, njëherësh edhe shkaktuese të kësaj krize si dhe opstruksione të ndryshme, do të jenë në vazhdimësi edhe pas shpërbërjes së parlamentit, por synimi i tyre do të jetë që fajin për dështimin edhe të kësaj date për zgjedhjet e jashtëzakonshme tu mveshet opozitës në përgjithësi. Por ky truk nuk do të kalojë tek faktori ndërkombëtarë.

© fol.mk