Pasi shkojnë në një tualet publik ose një restoran, shumica e njerëzve vendosin një letër higjienike në ulësen e filgjanit të WC-së, duke menduar se kështu e mbrojnë shëndetin e tyre, por në fakt vetëm mund të arrijnë efektin e kundërt.

Edhe pse higjiena nuk është në nivel të lartë gjatë kryerjes së nevojave fiziologjike larg nga shtëpia, nuk duhet të përdorim letrën higjienike për të mbuluar ulësen e filgjanit të WC-së. Ndoshta kjo ju duket ide e mirë, por ky zakon në fakt mund të çojë në infektim.

Arsyeja kryesore pse nuk duhet të përdorni letër higjienike në këtë mënyrë është fakti se njerëzit nuk e lëshojnë poshtë kapakun e filgjanit të WC-së pas lëshimit të ujit dhe kështu një numër i madh i mikrobeve të rrezikshme gjenden në letër.

“Mbulimi i ulëses së filgjanit të WC-së me letër tualeti mund të transferojë në lëkurë një numër të madh të viruseve dhe baktereve fekale”, thonë ekspertët e institutit “Langone Medical Center” në Universitetin e New York.

Studim që është kryer në departamentin e tyre të mikrobiologjisë, ka gjetur se pas lëshimit të ujit, pikat e ujit mund të përfundojnë në një lartësi prej rreth dy metrash dhe kështu të jenë të shpërndara në të gjitha anët rreth nesh. Pikërisht në këto pika janë të fshehura bakteret fekale që përfundojnë në letër higjienike, e cila ndodhet krejt afër guacës së WC-së.

Prandaj zakoni që të mbulohet ulësja e filgjanit të WC me letër higjienike nuk mbron nga viruset dhe bakteret, por në fakt i afron më afër.

Prandaj, herën tjetër kur të jeni tualet mos e mbuloni ulësen e filgjanit të WC-së përveç nëse e keni letrën higjienike tuajën ose faculetat tuaja prej letre.

Mënyra më e mirë për të siguruar shëndetin dhe mbrojtjen nga viruset dhe bakteret është – larja e duarve pas përdorimit të tualetit