Kjo është një listë e materialeve që nuk duhet futur kurrë në mikrovalë.

Ushqimet me shumë vaj, tasat plastikë dhe letrën e aluminit, qese letre me ngjyrë kafe, mishi i ngrirë i pulës

Uji

Uji kurrësesi nuk mund të ngrohet në mikrovalë dhe nëse një gjë e tillë tentohet, mund të ndodhë të ketë një mini-shpërthim.

Buka

Vendosja e bukës në mikrovalë jo vetëm që shkatërron mikrovalën tuaj, por gjithashtu prish dhe bukën. Kur lini bukën në mikrovalë, ajo tenton të bëhet me lagështi ose forcohet dhe bëhet e pangrënshme.

Vezë

Nëse dëshironi të bëni vezë të ziera, mos i vendosni ato në mikrovalë. Vendosja e vezëve në mikrovalë do të rezultojë asgjë më shumë sesa një katrahurë në kuzhinë.

Qese letre

Me nxehtësinë e mikrovalës, qesja e letrës me siguri do të fillojë të digjet. Jo të gjitha çantat e letrës janë bërë nga i njëjti material.

Alumini ose fletë metalike

Mos tentoni kurrë ta bëni një gjë të tillë! Alumini tejnxehet dhe valët që lëshojnë janë shumë të dëmshme.

Mishi i ngrirë

Varësisht nga trashësia e mishit, tek mikrovala është shumë e vështirë të kuptohet se sa mirë përndahet nxehtësia. Bakteret mund të përhapen kur nxehtësia nuk përndahet siç duhet. Një pjesë e mishit do të mbetet e ftohtë me akull.

Spec djegës

Piperi do të lëshojë kimikate që do t’ju mbysin dhe do t’i djegin sytë.

Salcë

Duke vënë salcë brenda mikrovalës, mund të shkaktohet një rrëmujë të madhe.

Enët e plastikës

Nëse enët nuk janë të sigurta për mikrovalë, mos i vendosni! Enët prej plastike mund të shkrihen lehtë nga zjarri.

Kjo gjithashtu rezulton në lirimin e toksinave dhe kimikateve në ushqimin tuaj.