Të gjithëve na pëlqen kafja, por ende nuk është vendosur nëse është e shëndetshme apo e dëmshme. Ja çfarë zbulojnë studimet e fundit për të mirat dhe të këqijat potenciale të kafesë.

Përfitimet shëndetësore të kafesë

Diabeti: Një studim me 14,000 njerëz në Finlandë zbuloi se gratë që pinin 3-4 kafe në ditë e zvogëlojnë rrezikun për diabet për 29%. Për burrat, ishe 27%. Studiuesit dyshojnë se kjo ndodh për shkak të antioksidantëve që ndodhen në kafe, transmeton lajmi.net.

Kanceri: Në Japoni, një studim i 90,000 njerëzve zbuloi se ata që pinë kafe çdo ditë për 10 vite kanë përgjysmë më pak mundësi të fitojnë sëmundjen e kancerit. Në të njejtën kohë, shkencëtarë gjermanë kanë identifikuar një component aktiv në kafe që quhet methylpyridinium, i cili i shtyn enzimet të cilat mendohet se e ndalojnë kancerin.

Sëmundja e Parkinsonit: Studiuesit në Haëaii monitoruan shëndetin e më shumë se 8,000 burrave amerikanë-japonezë, për 30 vite. Zbuluan se ata që pinë një kafe në ditë kanë përgjysmë më pak mundësi të fitojnë sëmundjen e Parkinsonit. Një shpjegim për këtë mund të jetë që kafeina shtyn lirimin e dopaminës, një substancë e lidhur me lëvizjen.

Efektet potenciale negative të kafesë

Sulmet në zemër: Ka një debat të gjerë rreth çështjes nëse të pirit kafe është një rrezik kardiak. Një studim grek i më shumë së se 3,ooo njerëzve zbuloi se kafe-pirësit kanë nivele më të larta të substancave nxitëse në gjak se ata që nuk pinë.