Një skriptë ku është paraparë skenari i ndajres së çmimit Oscar për filmin e metrazhit të shkurtë, jep shenja se fituesi i këtij çmimi është filmi “Shok”.

Sipas skenarit, është paraparë që kur Chris Rock do t’i shpallë fituesit, përmenden “dy djemë që nuk e kanë gjatësinë e duhur për ta arritur mikrofonin”, që lë të kuptohet se ata do të jenë Lum Veseli dhe Andi Bajgora, protagonistët e “Shok”.

Ndërkohë, në skenar thuhet se Rock do të tregojë se djemtë nuk mund të arrijnë mikrofonin dhe do të jenë dy gajbe me molla ku “djemtë do të hipin mbi to” për të arritur mikrofonin.

shokshok1