Amandamentet e VMRO-DPMNE-së kundër miratimit të Ligjit për gjuhët ka ndarë sot LSDM dhe BDI-në në Kuvend. Pozicioni i fortë i kryeparlamentarit Talat Xhaferi dhe të deputetëve të BDI-së që të hidhen poshtë amendamentet e VMRO-së dhe të votohet ligji pa debat, nuk morën përkrahjen e LSDM dhe Zaevit. Bisedimet maratonike midis partnerëve të koalicionit Zaev- Ahmeti dhe kryeparlamentarit Xhaferi përfunduan me sukses.  Xhaferi më pas e shtyu në afat të pacaktuar seancën për ligjin për gjuhët. Nga Kuvendi theksuan se gati një javë nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit.

BDI sot ka heshtur dhe nuk është përgjigjur se përse është shtyer seanca edhe pse ishte paralajmëruar se ligji do të kalonte dhe amendamentet do të hidheshin poshtë. Kjo situatë ka rritur ndarjet dhe tensionet midis partnerëve të koalicionit dhe kjo tregon sinjale se kriza është e pashmangshme nëse nuk ka zgjidhje për ligjin për gjuhët që zyrtarizon në nivele më të gjëra përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë të dytë zyrtare në Maqedoni. (INA)