Shkarkimi i lëngjeve apo likiteve nga pjesë të ndryshme të trupit është normale, po aq sa mund të jetë e çuditshme kur nga këto vende nuk supozohet të rrjedhë gjë ! Lotët, sekrecionet vaginale, apo qumështi i gjirit janë procese natyrale, por kur nëna nuk është në gji e sërisht nga gjiri i rrjedh likit kjo nuk është normale !
Shkarkimi spontan, lëngu që del nga një ose nga dy thithkat pa ndonjë provokim, duhet të jetë një arsye për të vizituar një mjek. Në raste të rralla, është një shenjë e hershme e kancerit të gjirit. Ja çfarë duhet të dini për këto shkrakesa sipas ngjyrës së tyre.
Nëse lëngu është i verdhë, gri ose i gjelbër
Nëse shkarkimi është në ngjyrë të verdhë, të gjelbër, ose gri është zakonsiht shenjë e sekretimit të qelizave të vdekura të lëkurës nga brenda gjirit.Shumica e grave, nëse shtrydhin ose stimulojnë thithat e tyre, do ta shohin këtë shkarkim.
Formimi i disa trupthave të vegjël në kanalin e gjirit mund të stimulojnë gjithashtu rrjedhjen e lëngut të verdhë nga gjiri. Këto papiloma zakonisht janë shumë të vogla për t’u ndjerë gjatë veteekzaminit të gjirit. Shkarkimi i verdhë ose i gjelbër mund të nënkuptojë gjithashtu një infeksion nëse keni qenë me gji. Nivelet e larta të prolaktinës gjithashtu mund të shkaktojnë derdhje lëngu të bardhë nga gjiri.