Në opinion, ditëve të fundit është hapur tema e freskimit të Qeverisë në rradhët e partisë më të madhe shqiptare në pushtet.
Burime të njejta nga BDI, të cilat deshirojne të ngelin anonime, për TV 21 flasin se zëvendësim të ministrave planifikohet të bëhet në postin e ministrit të Ekonomisë dhe zëvendëskryeministrit për Marrëveshjen e Ohrit. Burimet flasin se vet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pasur takim me Argëtim Saliun, për të cilin flitet se mund të zëvendësojë Kreshnik Bekteshin në postin e ministrit të Ekonomisë. Gjithashtu, burimet jozyrtare të TV21 thonë se edhe vetë kryeministri ka kërkuar nga kryetari i BDI-së që për shkak të joefikasitetit në këto dy dikastere, të bëhen ndryshime.
TV21 kontaktoi Bujar Osmanin, i cili demantoi këto informacione duke i komentuar si spekulime.