Ministrja serbe për integrime evropiane, Jadranka Joksimoviq thotë se “Serbia nuk i gëzohet vendimit të BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

Joksimoviq në intervistë për TV Pink foli për pasojat e mundshme nga vendimi negativ i BE-së për Shkupin dhe Tiranën dhe euro-skepticizmin që ka nisur në opinion pas një vendimi të tillë. Ajo gjithashtu rikujtoi se si shteti i saj ka nisur bisedimet me BE-në.

“Ishin të nevojshëm më shumë se tre vite për nisjen e bisedimeve dhe të hymë në procesin negociues”, tha Joksimoviq.

Ajo thotë se nuk është thënë një jo vendimtare, por dëshpërimi ka ndodhur, posaçërisht për Maqedoninë e Veriut e cila arriti Marrëveshjen e Prespës dhe se BE dëshiron që Maqedonia dhe Shqipëria të shkojnë në paketë.