EDITORIAL

Procesi i largimit të bandave kriminele të VMRO-së, i filluar para disa viteve e që përfundimisht  kulmoi me 27 prill, rol të rëndësishëm  në këtë proces në vazhdimësi ka kontribuar Ziadin Sela.

Fillimisht duke u shkëputur nga miku në krim i Mijallkovit, Menduh Thaçi që më pastaj të krijoj subjektin e vetëm politik me koncept të pastër shqiptar LR-PDSH.

Ai me  politikbërjen  e tij vendosi postulate rreth mënyrës së zhvillimit të politikës në kampusin shqiptar.

Tryeza e përbashkët e partive shqiptare është qasje politike e Ziadin Selës. Kjo tryez më pastaj solli edhe deklaratën shqiptare, e cila ishte RISI politike. Kjo deklarat nuk lejoj pazarllëqe të ulta si më parë, por vendosi postulate.

Megjithatë, edhe përkundër të gjithë këtyre zhvillimeve pozitive në skenën politike shqiptare, VMRO me ngulm nuk pranonte verdiktin e shumicës së popullatës në Maqedoni.

Kjo parti nxori në protesta vazalët e shitur të shtresave të ndryshme shoqërore të cilët shpalosën vrerin e vetë ndaj shqiptarëve. Nga ana tjetër LSDM stërzgjati që verdiktin e marr nga populli dhe nënshkrimet e mara nga partitë shqiptare ta kanalizoj për të krijuar qeveri dhe me këtë i mundësoj VMRO-së që të regrutoj kriminelët e vetë dhe të bëjë protesta.

Ditën e votimit të Talat Xhaferit për kryeparlamentar aty pjesëmarës nuk ishin Bilall Kasami që ia mbathi, e as Ali Ahmeti me Menduh Thaçin,  duke mos votuar  Talat Xhaferin.

Edhe pse ky i fundit , Menduh Thaçi gjatë tërë kohës ka qenë jashtë procesit politik që nga cunami që përjetoi  partia e tij në zgjedhjet e fundit. Andaj i vetmi që ndikoj direkt që Xhaferi  si kryetarë Kuvendi, të ecë koridorëve të përgjakura të parlamentit ishtë ai gjaku i derdhur nga  Ziadin Sela./fol.mk