Nga Liridon Ramadani

Anëtar i kryesisë së ngushtë të partisë;
Ish zv. Ministër i Punës dhe Politikës Sociale;
Deputet;
Nënkryetar i zonës 2;
Kryetar shtabi i zonës 2 për zgjedhjet e fundit lokale;
Kryetar i grupit negociues me Alternativën për zgjedhjet e fundit lokale;
Anëtar i komisionit në nivel republikan për organizimin e kongresit.. etj etj.
Dështimet e tij në zonën 2:
Kumanovë, nga fitues në parti humbëse, votat e përgjysmuara;
Haraçinë, nga parti e parë në parti e tretë;
GaziBabë, nga parti fituese në humbje turpëruese;
Likovë, nga një diferenc e vogël në humbje turpëruese;
Nga rezultate shumë të mira në rezultate turpëruese erdhëm përshkak se ti e pave veten aq afër pushtetit sa që më, skishe nevoj të merreshe me forcimin e strukturave, por fillove të eleminosh rivalët, fillove të ndërhysh në çdo degë që të forcosh pozitën tënde dhe rezultati na erdhi si bumerang.
Sa anëtar të larguar i ke në degën e Kumanovës, sa anëtar të larguar i ke në degën e Haraçinës, sa funksionale është dega e Likovës?!
Sa aktivist të rinjë të larguar për shkakun tënd?!
Tash është koha për përgjegjësi dhe dorëheqje, por në fakt po ndodh e kundërta ti u emërove në komisonin në nivel republikan për organizimin e kongresit, hapësirë publike më shumë se çdo eksponent tjetër në parti, fuqi vendimarrëse më shumë se çdo eksponentë tjetër në parti pas kryetarit dhe kjo po dihet ku po na dërgon, pra drejtë humbjeve edhe më turpëruese në zonën 2.
Ti edhe mund mos të të bëhet vonë nëse Aleanca qëndron edhe shumë gjatë në opozitë, ke rrogë deputeti, rrogë profesori universitar, autoritet në institucione për shkak të pozitës që mban dhe nuk i vuan pasojat direkte të keqëqeverisjes së pushtetit.
Ky lloj opozitarizmi nuk është në fakt sport i rëndë për figurat si ti, përkundrazi është një zonë komforti ku ti ke rehatinë dhe pushtet, çdo lloj reforme mbrenda partisë do e prishte komfort zonën për ju.

https://www.facebook.com/liridon.ramadani.1610/posts/4774411495940684