A ka Maqedonia nevojë për ligj kundër hedhjes së ushqimit dhe/apo për ndryshim të rregullativë ekzistuese në mënyrë që të pakësohet hedhja e ushqimit dhe uria tek ne, është çështja e cila duhet ta hapë sot tryeza e sotme e rrumbullakët për legjislaturë nacionale dhe evropiane për hedhjen e tepricave të ushqimit dhe sigurisë.

Qëllimi i ngjarjes është t’u ofrohet bartësve të vendimeve, kreatorëve të politikave, bizneseve dhe organizatave qytetare shembuj relevantë dhe aplikue dhe praktika për përmirësim të rergulaltivës ligjore në vend lidhur me hedhjen dhe dhurimin e ushqimit.

Do të prezantohet edhe analiza që e zbatoi Shoqata e Maqedonisë e juristëve të rinj (MILA).

Mysafire në tryezën e rrumbullakët do të jetë Angela Frigo, sekretare e përgjithshme e Federatës evropiane të bankave të ushqimit (FEBA), Rrjeti më i madh botëror i bankave për ushqim. Frigo është edhe lidere ekipi e grupit punues të BE-së që punon në këtë temë në Parlamentin evropian, si dhe lidere e grupit i cili e solli Ligjin në Itali për hedhje – dhurim të tepricave të ushqimit.

Tryeza e rrumbullakët është organizuar në suaza të projektit efekti WSS (WSS Effect), financuar nga BE-ja, që e implementojnë Shoqata “Ushqim për të gjithë – Banka për ushqim MK”, Organizata e grave nga Strumica, SIBAHE – Banka sllovene për ushqim dhe Federata evropiane e Bankave për ushqim (FEBA). Qëllimi i projektit është vendosja e kornizës më të mirë juridike që do të nxisë më pak hedhje të ushqimit dhe më pak uri në vend.