Padi penale kundër 39-vjeçarit nga Shkupi për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, të cilit i janë gjetur 50 gram marihuanë, 447 gram hashash dhe bankënota prej 1 mijë dhe 2 mijë denarëve, përcjell Infomagazin.

MPB njofton se më 17 tetor, pas urdhërit gjyqësor, është kryer kontroll në shtëpinë e të paditurit H.SH dhe hapësira tjera dhe i janë konfiskuar disa prova materiale. Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe Prokuroria Publike, ndërsa N.SH është arrestuar dhe është dërguar për procedura të mëtejshme, njofton MPB ./Infomagazin/