Anketa e fundit e (MCMS) lidhur me Referendumin si duket nxjerr në sipërfaqe një tezë që duket se është shumë e çuditshme por e kuptueshme dhe lehtë e argumentueshme.

Përqindja e madhe e antarëve të BDI dhe PDSH që do bojkotojnë Referendumin mundë të lexohet si një ,,marrveshje e fshehtë” me VMRO për të sabotuar Referendumin.
Kjo është e logjikshme për vet faktin se struktura udhëheqëse edhe të BDI edhe PDSH janë të ,,kapura” nga ish-Regjimi i Gruevskit.

Argument për këtë është edhe vizita e Sekretarit Gjeneral të NATO-s Stoltenberg i cili nuk takoi Ali Ahmeti i cili një dekadë të tërë me frazën e tij ,,NATO dhe BE” është bërë banal në opinjon.

Si duket ,,Radarët” e NATO-s me siguri kanë zbuluar diçka që nuk shkon me Partin me Ahmetit, edhe paditë e Ali Ahmetit dhe BDI-së kundër mediumeve shqiptare (që janë notuar edhe nga Stejt Departamenti amerikan), nuk janë në pajtim me fjalorin e tyre kakafonik “pro NATO e BE”.
Në ditën e vizitës së Stoltenbergut Ahmeti shkoi në një eveniment të shpifur në Strugë.

Analistët dhe njohësist e rrethanave politike në Maqedoni, këtë e kanë interpretuar si tentim të Ahmetit për të defokusuar vëmendjen nga fakti që Stoltenberg nuk u takua me të.
Mirëpo një numër jo i vogël i analistëve shkojnl edhe më tej: se Stoltenberg jo vetëm që nuk ka dashur ta takojë Ahmetin, por në ditën e vizitës së tij,nuk ka dashur që Ahmeti fare të jetë në Shkup.

Pas kësaj vizite është mirë që të reflektojë edhe shteti shqiptar. Kreu shtetëror shqiptar duhet të ndërpresë praktikën e deritanishëm të ndërtimit të raporteve me subjektet politike në Maqedoni, duke u nisur nga biznes interesat e veta, siç ka bë deri tani.
Pikërisht për shkak të këtyre biznes interesave krerët shtetërorë shqiptarë, të djathtë e të majtë, favorizonin raportet me BDI-në e Ali Ahmetit edhe në kohën kur shqiptarëve të Maqedonisë u ndodhnin tragjedi dhe skenarë, që nuk u kanë ndodhur as në kohën e regjimit Jugosllav.

Është koha që shteti shqiptar të fillojë një bashkëpunim të sinqertë me partitë e reja që kanë kuadro të përgatitura dhe të pakorruptuara si Aleancën për Shqiptarët që udhëhiqet nga Zijadin Sela por dhe Lëvizjen Besa.
Është koha që shteti shqiptar të ketë parasysh vullnetin e shqiptarëve të Maqedonisë, e jo vullnetin e strukturave sekrete maqedonase, të cilave gjithmonë u konvenon që shqiptarët të përfaqësohen nga parti me kapacitet të dobët politik.