Pas zërave se Bilall Kasami do të jetë si kandidat i mundshëm për kryetar komune në Tetovë, kanë nisur shumë zëra të qarkullojnë se ky është një skenar i zi  nga grupi më i fuqishëm i Lëvizjes BESA, shkruan TetovaSot.

Sipas kësaj, me kandidimin e Bilall Kasamit dhe humbjes së tij në Tetovë, grupi i cili që në fillim ka qenë kundër tij si kryetar partie, do të kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme nga kreu i Lëvizjes BESA për të zëvendësuar me Skender Rexhep Zejdin.

Zejdi gëzon autoritetet më të madh në parti dhe krahu më i fuqishëm në Lëvizjen BESA, vazhdojnë të punojnë pa ndërprerë për të sjell në krye të partisë, por ju duhet një argument i fortë për të kërkuar dorëheqjen e Bilall Kasamit dhe të emërojnë Zejdin si i pari i partisë në aspektin politik.

Lëvizja BESA funksionon në dy tabore ai financiarë dhe ai ideologjik, ku në krahun ideologjik bën pjesë edhe Kim Mehemti i cili nuk është i kënaqur me paraqitjen e Bilall Kasamit si kryetar partie.

Nga ana tjetër sipas disa burimeve brenda partiake Lëvizja BESA që nga nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët mes liderëve politik shqiptarë, kanë mosmarrëveshje mes veti duke u copëtuar në dy krahë njëri ideologjik që vijat i kanë nga LSDM-ja dhe ai financiarë që ecën pas VMRO-së për shkak kontrolleve që i bëri muaj më parë rreth financimit të partisë që dyshohej se kanë marrë para nga Lindja e Mesme.

Gjithçka pritet ditëve në vijim, kur edhe do të zyrtarizohen kandidaturat për kryetar komunash dhe do të mësohen edhe ndarjet e kësaj partie.

Ndryshe zgjedhjet lokale jozyrtarisht mësohet se do të mbahen në muajin Shtator të këtij viti. /TetovaSot/