Suspendimi nga puna i Jelena Spenxharska nga Tv Kanal 5, moderatore e emisionit ”Përshëndetje Maqedoni”, ku ua ndalon qytetarëve që të ”mos shpërndajnë energji negative”, është bërë ‘hit’ në rrjetet sociale.

Thënia e saj është marrë si shembull për ironizime të ndryshme, sipas pyetjeve të situatave të ndryshme.

Përdoruesit e rrjeteve sociale përgjigjen vazhdimisht me përgjigjen ”mos shpërndaj energji negative” në pyetjet si: alo, paraqitemi nga EVN, babi, më jep 500-she, shef, kur rroga?