Në 24 orët e fundit, në Maqedoni janë realizuar 777 testime për Covid, ndërsa prej tyre 93 kanë rezultuar pozitive, informon Zhurnal.

Pozitiv kanë rezultuar 52 persona nga Shkupi të testuar për Covid. Më pas në Ohër 13 persona, në Manastir, Kavadar dhe Shtip nga 4, Prilep 3, Kumanovë, Tetovë, Koçan dhe Resnje nga 2, Veles, Gostivar, Strumicë, Berovë dhe Makedonski Brod nga 1.

Janë regjisturar vetëm 14 pacientë të shëruar ndërsa të vdekur nuk ka.

Rastet aktive kanë filluar të shënojnë rritje dhe për momentin numri shënon 520 të infektuar./Zhurnal.mk