Pas një periudhë relativisht të gjatë të heshtjes që ka mbizotëruar në LR PDSH, ditë më parë me një qëndrim ka dalë Ministri i Shëndetësisë nga radhët e kësaj partie, Arben Taravari.Ai në mes reshtësh, ka sfiduar partinë më të madhe shqiptare se në këto zgjedhje nuk kenë më mundësi tu japin mundësi vetëm disa njerëzve të cilët, sipas, Taravarit, nuk kanë nxjerr zërin asnjëherë për platforma apo programe.

“Zakonisht politika e deridjeshme është bërë me emra dhe mbiemra, fushatat janë bazuar në muskujt e partive më të forta, duke ju dhënë alternativë vetëm individë të caktuar, të cilët flisnin për programe e platforma që pothuajse asnjëherë nuk dëgjoheshin, thotë mes tjerash Taravari në statusi e tij”.Taravari më tej shkruan se: “Gostivari nuk është pronë e askujt, ai është i të gjithëve, ndaj të gjithë duhet të mendojmë për të. Platforma dhe strategjitë e përbashkëta do të jenë vizioni më i mirë i të ardhmes”.Por përse pikërisht në këtë moment del me qëndrim, gjegjësisht thirrje për takim në degën e Gostivarit, për riorganizim të forcave?

Sipas informatave deri tek të cilat ka ardhur Tetova 1, ditëve të fundit po qepet një plan në zyrat e LR PDSH-së, me të cilin, sipas burimeve tona atje, në Gostivar kandidat për kryetar të komunës planifikohet të del doktori Arben Taravari. Ndërkohë në vendin e tij në Shëndetësi pritet të shkojë emër tjetër nga LR PDSH, deri në dhjetor, kur edhe pritet riorganizimi i Qeverisë, me çka, LR PDSH, do lej Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa nga LSDM dhe BDI, do kërkohen që të bëhet rokadë në mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe zëvendës ministrit të punëve të brendshme.Përndryshe, si emër i cili përflitet për marrjen e postit zv.Ministër në punët e Brendshme, është komandant Qufa, i cili për momentin drejton sekretariatin e Ministrisë së Drejtësisë.