Spekulimet po rriten se Lubço Georgievski do të kthehet në VMRO-DPMNE dhe do të jetë aduti kryesor i partisë për zgjedhjet e jashtëzakonshme, që lideri aktual Hristijan Mickoski mund të kërkojë në qershor.

Lideri Mickovski, në televizionin “Kanal 5”, konfirmoi se VMRO-DPMNE dëshiron të shohë ish kreun Lupço Georgievski në radhët e saja.

“Nuk jemi parë me Lubçon që nga Viti i Ri, por kam në plan të bëj një takim, të vazhdojmë komunikimin tonë dhe pse jo, nëse kemi qëllim të përbashkët, të bashkohet me ne”, tha Mickoski.