Shkruan Ejup Berisha

Unë fatmirsht nuk e kamë përjetuar shantazhimin dhe persekutimin e strukturave të shtetit të mëparshëm Jugosllav gjatë shekullit të kaluar edhe pse më kanë thënë dhe vet kamë lexuar se ka qenë hakmarrje shumë e ashpër dhe e egër ndaj kundërshtarëve të sistemit.

Ai sistem, që ne menduam se ka vdekur, si duket akoma është shëndosh e gjallë. I njëjti te ne ka shantazhuar dhe persekutuar shumë njerëz të pafajshëm dhe të drejtë, disa duke i shkatërruar moralisht disa mentalisht e disa i ka diskredituar politikisht. Prandaj jamë shumë i gëzuar dhe i lumtur që nuk e kamë përjetuar në asnjë mënyrë atë shantazh dhe hakmarrje të pushtetarëve të asaj kohe. Do të pyeteni se pse lexues të nderuar e unë do të ju informoj se një prej shkaqeve kryesore që nuk më ka ndodhur një gjë e tillë është ndoshta se kamë qenë shumë i ri atëher edhe pse isha shumë llafazan pasiqë qysh në atë kohë mundohesha të jap mendime dhe qëndrime të mijat për disa qështje aktuale politike e shtetërore si dhe për qështje të ndryshme shoqërore dhe tua themë të vërtetën isha shumë kundërshtues dhe kritik nëpër forume të ndryshme politike ku merrja pjesë.

Por si duket fatmirësisht nuk u gjeta në shënjestrën e ish sistemit për hakmarrje dhe ndëshkim. Dikush sigurisht e priti momentin që vështërsitë më të mëdha ti kemë në këtë sistemin aktual që nuk mund ta përcaktosh e aq më pak ta definosh se athua vallë a është demokratik, a është liberal apo a është autokratik apo diktatorial. Sille nga ta sillësh ky sistemi aktual i ka të gjitha elementet dhe karakteristikat që i përmenda më lartë.Plus nuk i mungon hakmarrja si dhe shantazhi ndaj kundërshtarëve dhe jobashkmendimtarëve politik që është një ves i trashëguar nga ish sistemi Komunist. Pra gjithqka ëshë e ngjashme përpos hakmarrjes e cila sot është më e egër më e rreptë dhe më e vrazhdë. Thash atëher flisja debatoja dhe kundërshtoja shumë por ish sistemi nuk më penalizoi në asnjë çast dhe në asnjë formë. Si duket ata e dinin se skam nga ja mbaj se ngado që të shkoj dhe tia mbaj skam ku të iki nga hakmarrja dhe shantazhimi dhe se kjo herëdo kurdo do të më gjej dhe vërtetë këto gjëra edhe më gjetën.

Një fjalë popullore thotë ska nga ikën Capi nga kasapi. Pra për mua ka pasur vonesa por jo edhe shpëtim se ata të ish sistemit si duket e kanë ditur se do ta marr dënimin nga ndonjë pasardhës i tyre që do të jetë më i ashpër dhe më i pamëshirshëm se gjyshërit dhe baballarët e Komunizmit. Dhe fatkeqsisht kjo rezultoi si shumë e vërtetë dhe e saktë edhe pse mua nuk ma ka marrë mendja se do të jetë kështu por fatkeqsisht kjo është e vërtetë . Unë këta faktorët e tashëm politik shpesh herë publikisht i pyes se çfar kanë me mua apo kundër meje por edhe pse të gjithë e mbajnë firmën Demokrat asnjëri deri tani nuk më ka kthyer asnjë përgjigje të vetme për pyetjet e parashtruara. Prandaj edhe njëher të njëjtët do ti pyes.O burra a më tregoni ju lutem shumë ja po ju lutem shumë se çfar mëkatesh apo edhe çfar i kamë gabuar unë këtij sistemi që me shumë ëndje po e quani Demokratik e i cili më mban larg rrjedhave shoqërore apo mi ka mbyllur të gjitha perspektivat e jetës këtu mua. Ali Ahmetin e BDI-së shpesh e kamë lutur që të mi tregon mëkatet dhe gabimet e mija ndaj tij por si duket ata të shërbimit për informim të Partisë të tij i thonë. Kryetar shih prap të ka shkruar ai Ejupi ai i mërzitshmi por ti lere mos ja var veshin fort atij se si duket i njëjti ka filluar edhe të çmendet. Ok nuk mund unë që përfaqësuesve për media në BDI tua ndaloj që të japin vlersime rreth gjendjes time psiqike, por sa i njoh unë shumica prej tyre janë jokompetent për këso vlersimesh dhe diagnozash sepse nuk janë as psikiatër e as psikolog me profesione që të më diagnostifikojnë me ndonjë çrregullim apo edhe ndonjë të metë psiqike. Prandaj skanë të drejtë as Bujari e as Artani e tani kohëve të fundit as Arbër Ademi të më shpallin për të çmendur dhe për këtë arsye e lus Ali Ahmetin kreun e BDI-së të më jep përgjigje se çfar i kamë gabuar dhe çka i kamë borxh unë atij dhe Partisë së tij që më anashkalojnë dhe injorojnë në vazhdimësi. Më tej kamë tentuar të kontaktoj me Presidentin e shtetit Gjorge Ivanov por edhe ky pa ndonjë sqarim të kuptimshëm i ka mbyllur të gjitha kanalet e komunikimit me mua. Më ka shpallur armik të përjetshëm apo persona non-grata, edhe pse unë kamë kontribuar për zgjedhjen e tij dy herë për President, bile ju kamë bërë ftesë edhe njerëzve të tjerë që ta votojnë, por edhe pas zgjedhjes së tij kamë kontribuar me punë dhe angazhim maksimal te ai për tia bërë propagandën mediatike.

Por Presidenti fatkeqsisht i mban dyert dhe dritaret e mbyllura për komunikim me mua, edhe pse duke u bazuar në një studim të tijë për Perandorinë Osmane ai gjithmonë pretendonte se mes njerëzve nuk duhet të ndëpritet komunikimi.Z. Ivanov pra përher thoshte se edhe nëse mbyllen të gjitha dyert e komunikimit atëher duhet lënë një deriçkë të vogël hapur që në gjuhën turke njihej si kapixhik,por fatkqesisht ky mua jo vetëm që ma ka mbyllur por edhe ma ka gozhduar edhe atë kapixhikun. Presidenti Gjorge Ivanov pra ma ka borxh një vend pune dhe unë kërkoj nga ai që të ma kthej borxhin me ndonjë vend pune se në të kundërtën do të filloj të protestoj rregullisht para Kabinetit të Presidentit të Republikës. President duhesh të më kuptosh jamë pa ndonjë perspektivë jete dhe atë perspektivë e kërkoj nga ti. Unë ndaj teje se kam asnjë mëkat përpos që të kamë konsideruar si model të një politikani të ndershëm të moralshëm dhe më të drejtë. Unë as stë kamë keqpëdorur, as stë kamë sharë por vetëmse të kamë lëvdruar, por as nuk kamë tentuarqë të të bëj ndonjë atentat përpos që për juve jam lutur që të jeni përher shëndosh e mirë e vital që ta udhëheqni sa më mirë shtetin, Kryeministri aktual i RM-së Zoran Zaev në kuadër të fushatës së tij parazgjedhore dhe paszgjedhore ka premtuar një shoqëri të barabartë dhe të hapur për të gjithë dhe ky nëse rri në fjalët që i ka thënë atëher le ta dijë se kjo shoqëri e hapur dhe e barabartë nuk funkcionon edhe për mua në këtë shtet, dhe se e njëjta është e mbyllur vetëmse për mua.Unë nga Kryeministri Zoran Zaev kërkoj një takim 10 deri 15 minutësh me qëllim që ta njohtoj me hallin tim jetik dhe vështërsitë me të cilat po ballafaqohem dhe për këtë gjë do ti jemë shumë mirënjohës nëse më pranon në një takim.Por paraprakisht Zëdhënësin e Qeverisë Mile Boshnjakovski e lus që tia përcjell kërkesën time Kryeministrit për takim dhe gjithë atë që kamë shkruar në këtë shkrim. Nga Kryeparlamentari Talat Xhaferi pres që edhe ky ta pranoj ofertën time për takim me të por paraprakisht e lus që ta hap celularin kur ta ftoj se disa her nuk më është përgjigjur kur e kamë thirrur. Pra për tu bindur se nuk jamë viktimë e sistemit dua dialog me faktorët politik që i përmenda më lartë e nëse jo atëher un do të llogaritem si viktimë e hakmarrjes dhe shantazhit të sistemit të kaluar që pushteti aktual e vazhdon ndaj meje. Edhe pse para 28 vitesh te ne dikush insistoi që ta bën ndryshimin kundër hakmarrjes dhe shantazhit Komunist por si duket atë e ka ricikluar dhe po e zbaton me të njëjtin model dhe me metoda të ngjashme me shumicë ky sistemi aktual Demokratik.