Shkarkimi i prokurorit publik Marko Zvrlevski nga parlamenti u shoqërua me polemika e diskutime të shumta në opinion dhe reagime zyrtare partiake, si nga partitë shqiptare edhe nga ata maqedone.
Por ditën kur duhej të votohej shkarkimi i Zvërlevskit ka pasur një plan për zvaritjen dhe mos-votimin në parlament për shkarkimin e Zvërlevskit. Nga burime të partiake që dëshirojnë të ngelin anonime InfoShqip zbulon planin e BDI-së për ta zvaritur shkarkimim e Zvrlevskit. Pasi BDI ka patur një bashkëpunim të gjatë me prokurorin në fjalë dhe kishin votuar emerimin e tij ne vitin 2013, kishin menduar shtyrjen e shkarkimit të tij me pretekstin se BDI nuk i kishte të gjithë deputetët në Maqedoni, disa prej tyre ishin larguar me pushime dhe numri i deputetëve do ishte i pamjaftueshëm për shkarkimin e Zvrlevskit.
Por ky largim i qëllimshëm i deputetëve të BDI-së u kuptua nga partitë shqiptare opozitare të cilat do votonin në Kuvend për tu plotësuar numrat. Deputeti i Besës Afrim Gashi dhe Bardhyl Dauti i PDSH-së ishin të gatshëm të votojnë këtë shkarkim për shkak të gjykimeve të montuara në dëm të shqiptarëve. BDI tashmë e zëne ngushtë, u detyrua në kohë rekord të grumbullojë gjithë grupin e saj parlamentar për të mos u zbuluar plani i saj pasi tashmë shkarkimi i Zvrlevskit ishte i pashmangshëm edhe me mungesën e deputetëve të BDI-së. Ali Ahmeti ndodhej me pushime në Greqi dhe u detyrua të kthehet në Shkup për shkarkimin e prokurorit që e emëroi para 4 viteve në bashkëpunim me VMRO-në, bashkë me gjithë deputetet tjerë dhe për të larguar dhe zbehur dyshimet e opinionit mbi këto lëvizje./InfoShqip.com