Kryetari i parlamentit Talat Xhaferi sot ka shpallur konkurs për anëtarë të Këshillit të prokurorëve, ndërkohë që në një pjesë të mediave është publikuar si konkurs derisa pritet që të shpallet dhe në Gazetën zyrtare, transmeton Zhurnal.mk

Bëhet fjalë për zgjedhje të anëtarit të Këshillit të prokurorëve nga ana e profesorëve universitarë në lëminë e të drejtës që më pas e zgjedh parlamenti. Parlamenti zgjedh katër anëtarë të Këshillit prej të cilëve dy janë nga bashkësitë që nuk janë shumicë në vend.

Vesel Memedi, shpall konkurs për kandidat!

Duke patur parasysh se ndodhemi në prag të zgjedhjeve lokale, Rilindja Demokratike Kombëtare ofron shpallje publike për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, të gjithë të interesuarit, që dëshirojnë të japin kontribut direkt duke përfaqësuar qytetarët në nivel komunal, qoftë si kandidat të mundshëm për kryetar komune, qoftë si kandidat për këshillin komunal, në nivel nacional, të dorzojnë biografitë e tyre qoft direkt në zyrat e RDK-së, qoft nëpërmes postës elektronike te [email protected] duke precizuar interesin e tyre për kandidat të mundshëm për kryetar komune apo kandidat për këshillin komunal dhe në cilën komunë dëshirojnë të garojnë.

Pas shqyrtimit të biografive të juaja, komisioni përkatës do të kontaktoj secilin kandidat për intervistë me të gjith kandidatët potencial.

Afati i paraqitjes është shtatë (7) ditë nga dita e shpalljes.