Në prag të mbajtjes së Kuvendit Qendror të ASH-së, që zhvillon punimet në këto çaste në Shkup, ish eksponent të rëndësishëm, themelues të kësaj partie kanë reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale. Një ndër ta është edhe aktori Elmir Sejfullai, ish zëdhënës i LR-PDSH – së, që nëpërmjet një teksti enkas për këtë ngjarje ka një porosi për kuvendarët. 

Në vazhdim i teksti i plotë

Aleanca sot vendos

Në ora 11:00 ka filluar Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët. Mund të them kuvend më i rrëndësishëm se sa Kuvendi i parë i kësaj partije në të cilin kam mbajtur proçesverbalin e atij kuvendi. Sot unë nuk jam kuvendar, por janë shumë miq dhe mikesha të mi. Si një nga themeluesit e këtij subjekti politikë desha t’iu shkruaj shkurt disa fjalë.
Aleanca (apo LR-PDSH) u themelua pikë së pari si nevojë e kohës për reformim të spektrit politikë, por u themelua edhe si nevojë për të zhdukur partitë autokrate me qasjen “njeri-parti”. Aleanca asnjëher nuk e ka kultivuar këtë ndoshta edhe nga rrethanat dhe ngritja e vazhdueshme e saj deri më zgjedhjet e fundit. Mirëpo, pikërisht këto zgjedhje sjellin para një sfide të madhe politikëbërësit e Aleancës. Zgjedhjet u humbën keq. Dikush do të thotë se ndikoj koalicionimi me VMRO-në?! Ndoshta! Por sipas meje humbja vjen si rezultat i humbjes së konsistencës ideologjike dhe strukturale. Thjesht, kreu i partisë bëri shumë gabime trashanike në aspekt së strukturimit partiak. Nuk përfilli vendimet e strukturave dhe anashkalojë sugjerimet dhe vërejtjet e bashkëthemeluesve të tij. Ai u soll ashtu siç nuk deshi të sillen me të.
Sot është në duar të kuvendarëve të vendosin a do të jenë pjesë e një subjekti politikë që do jetojë dhe fitoj në skenën politike, apo thjesht do kënaqen të jenë pritës pas dere të ndonjë koalicioni i cili nuk do mund ti bëjë 61 deputet. Tash të till parti ka plotë. Aleanca ishte dhe mund të jetë ajo e cila do garojë për të qenë 61 e jo për ta bërë 61.
Andaj, kuvendar të nderuar. Aleanca mund të fitoj edhe pa asnjërin prej neve individualish, sepse nuk është themeluar si parti lideri, por si parti liderësh. Por ama, Aleanca mund të humb edhe me të gjith ne bashkë, nëse nuk reflektojmë dhe dëgjojmë votën e popullit. E ajo ishte e qartë, që nga Struga deri në Kumanovë.

Ju priftë e mbara.