Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka shkarkuar sot Dejan Vukshiqin nga posti i drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.

Abazoviq ka falënderuar Vukshiqin përmes Twitterit për bashkëpunimin profesional dhe produktiv që kanë pasur në periudhën paraprake.

“Ne po hapim një faqe të re. Ne po vazhdojmë me reformat në sektorin e sigurisë”, ka shkruar Abazoviq.

Më herët, ai njoftoi se do të ketë ndryshime në këtë sektor.

Ndryshe, kandidati më serioz për drejtor të ANB-së është Savo Kentera.