abedin karateAbedin Zymberi tani më i njohur jo vetëm për opinionin sportdashës por edhe më gjërë sidomos pas luftës së vitit 2001, do të rikthehet sërish në sportin e karates për të riaktivizuar klubin e tij “Besa” të Sllupçanit, i cili deri në luftën e vitit 2001 ka shkëlqyer me garuesit e saj duke u kthyer nga garat e ndryshme me suksese të mëdha.Ka qenë viti 2001 që ka ndërprerë aktivitetet e këtij klubi dhe të trajnerit Abedin Zymberi që, grumbullonte të rinj e të reja rreth saj për t’i larguar nga rrugët e këqija. Edhe nxënësit e Abedinit por edhe bashkëfshatarët e tij me nostalgji kujtojnë kohën kur këta garues mbanin stërvitjet në një sallë të sportit të improvizuar me kushte jo edhe të mira, por ka qenë dëshira dhe vullneti i madh i të gjithëve në klub që punonin edhe në terr ndërsa me sukseset e tyre bënin dritë në fshatin e tyre në Sllupçan dhe në komunën e Likovës.

Aspak nuk dyshohet në punën e kryetrajnerit Abedin Zymberi dhe me kryetarin e ri të klubit “Besa” Rexhep Kadriu,

“Mendoj se me kryetarin e ri të klubit, Rexhep Kadriu do t’i qasemi punës seriozisht ku nuk dyshojmë aspak në sukseset e garuesve, për të cilët mendoj se si ata që ishin më parë në klub do t’i bashkangjiten por edhe anëtarë të tjerë të rinj do të regjistrohen në klub. Pra të gjithë ata që kanë qenë anëtarë të ketij klubi, janë të ftuar të marin pjesë në hapjen solemne, na qoftë për hajr gjithve ”, ka deklaruar për “Me Sportistët” kryetrajneri Abedin Zymberi.

Ndryshe, regjistrimi i anëtarëve të ri fillon prej 1 gusht e deri më 2 shtatorë, atëherë kur edhe zyrtarisht do të filloj me punë klubi Besa, mu në datën kur filloi hapat e parë, para 20 viteve .

Klubin do ta udhëheqë kryetrajneri i sportit të lartë të karates shkalla e VI-të dhe prof. i Edukimit Fizik dhe Shendetsorë Abedin Zymberi 5-DAN, së bashku me asistentet e tij.

Iljasa Abazi/ Me Sportistët