Dënime për të gjithë që nuk do ta zbatojnë Ligjin për Gjuhën Shqipe, madje edhe për Presidentin Gjorge Ivanov, ka deklaruar deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Xhevat Ademi.

I ftuar në një debat televiziv, deputeti Ademi ka theksuar se Ligji për Gjuhën Shqipe në praktik është edhe çelsi i mbijetesës së kësaj Qeveri, ndërsa mos zbatimi i tij  në mënyrë direkte do të godas xhepat e qytetarëve.

Njohësit e së drejtës kushtetuese nuk e vlerësojnë drejt mosdekretimin e ligjit për gjuhët nga ana e presidentit Ivanov.

Ata thonë se arsyet të cilat ai i numëroi, nuk përkojnë me sistemin politik të vendit, sepse ky ligj nuk cenon karakterin unitar të shtetit, ngase vendi nuk është i ndërtuar në institucione paralele, nuk është i ndarë territorialisht dhe as nuk cenon sovranitetin dhe gjuhën maqedonase.

Profesori universitar Mersim Maksuti sqaron se ky ligj përmban vetëm të drejtat e gjuhës që i takojnë një etnikumi dhe në këtë aspekt presidenti ka keqpërdorur pozitën e tij.

Nëse presidenti edhe herën e dytë nuk e dekreton ligjin, kushtetuta ka zbrazëtira dhe nuk parashihet çka mund të ndodh më tutje sqaron Maksuti.

Megjithatë ai thotë se pasi të votohet përsëri në parlament, presidenti detyrimisht duhet ta dekretoje ligjin.