Deputeti dhe njëherit nënkryetar i Partisë Uniteti, Zulfi Adili i njohur si komandat Qufa ka komentuar marrëveshjen e arritur mes katër partive politike për mbatjen e zgjedhjeve të parakoheshme parlamentare më 11 dhjetor, njofton TetovaSot.

“Paralajmërimi për datën e zgjedhjeve më 11 dhjetor 2016 është një shans historik që qytetarët me votën e tyre ta presin nyjën e ngatërresave që ka ngulfatur ardhmërinë e tyre. Moment ku mijëra ankesa do të shndërrohen në votë që hap rrugën e progresit dhe mbyll dyert e krimit, korrupsionit neglizhencës ndaj nevojave të qytetarëve. 11 dhjetori data që u mundëson qytetarëve të jenë qytetarë realë e jo qenie fiktive me të drejta fiktive.

Të jemi Unikë rreth një qëllimi!”, shkruan ai në fb.

 1