Karim Benzema mund të largohet nga Real Madrid duke u transferuar në Serie A.

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema mund të transferohet në Serie A, gjatë afatit kalimtar të verës.

“Don Balon” raporton se reprezentuesi francez është afër largimit nga Santiago Bernabeu.

Dhe, e ardhmja e tij mund të jetë në Juventus.

Chelsea e Arsenal kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Por, Juventus mund të jetë favorit për blerjen e tij.