Jose Mourinho kërkon një përforcim të madh nga ish skuadra e tij, Inter.
 

Manchester United është i interesuar për transferimin e mesfushorit ofanziv të Interit, Ivan Perisic.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Jose Mourinho është i gatshëm të paguajë rreth 60 milionë euro për blerjen e reprezentuesit kroat.

“Nerazzurrët” mirëpresin një ofertë të tillë pasi do të shënojnë përfitim prej 45 milionë eurosh duke marrë parasysh shifrën e paguar për blerjen e tij.